Rita Ora uron 28-nëntorin duke u shfaqur si shqiponjë
November 28, 2022Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar 28-nëntorin me një foto shkëputur nga koncerti i saj i mbajtur në shtator në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Më e veçanta qëndron se Rita këtë urim e ka bërë në gjuhen shqipe: “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri,”-ka shkruar Ora.
Sa herë i jepet mundësia, Rita s’lë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën, nuk lë pa folur për rrënjët e saj, njerëzit mikpritës dhe ushqimet kaq të shijshme tradicionale.
Megjithëse është shpërngulur nga Prishtina në Londër në moshën 1-vjeçare, prindërit e saj kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën dhe i kanë ushqyer Ritës dashurinë për atdheun.
revista.one/