Dua Lipa merr pasaportën shqiptare

Dua Lipa merr pasaportën shqiptare

November 28, 2022 0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën.  Presidenti Begaj priti dje artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje  të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj.

Washington Post, DailyMailPageSix, The Guardian ishin vetëm disa prej medieve të huaja që raportuan për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të yllit ndërkombëtar të muzikës.

Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit emigrantë shqiptarë Anesa dhe Dukagjin Lipa nga Kosova.

Lipa, e cila filloi të këndonte në moshën pesë vjeçare, u ndikua muzikore nga babai i saj, një ish-këngëtar dhe kitarist i një grupi rock. Ajo filloi të postonte këngët e saj në YouTube kur ishte 14 vjeç. Albumi i saj i parë debutues në studio u publikua në vitin 2017. Në 2019 ajo fitoi çmimin Grammy për “Artisten më të mirë të re”.

“Do të jem edhe unë një shqiptare me letra”, tha Lipa përpara se të bënte betimin për shtetësinë në Bashkinë e Tiranës.

revista.one/