Tea: “Ju tregoj mamanë time, që më ka mbështetur”

Tea: “Ju tregoj mamanë time, që më ka mbështetur”

April 9, 2021 0

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Tea Trifoni vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale. Madje ajo u përgjigjet ndjekësve kuriozë. Së fundmi kanë dashur të dinë qëndrimin e familjes së Teas për lajmet e bujshme që kanë qarkulluar për të. Këtë pyetje, Tea nuk e ka lënë pa përgjigje.

“Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më brendësisht se publiku dhe më kanë mbështetur shumë.”- ka thënë ajo.

Me kërkesë të ndjekësve, Tea tregoi për herë të parë njl foto të nënës së saj. Mamaja e Teas duket shumë e re dhe mund të konkurrojë shumë mirë të bijën.

Ajo ka folur edhe kohëzgjatjen e lidhjeve të saj me djemtë. Lidhja me Beartin paska qëlluar më e shkurtra.

“Sa ka zgjatur lidhja më e gjatë që ke pasur? Po më e shkurtra?”- pyet një ndjekës.

“Më e gjata rreth 2 vite e gjysëm. Më e shkurtra kjo e fundit.”‘- ka treguar Tea.

/revista.one/