Dua Lipa do të këndojë duet me legjendarin Elton John, po bëjnë prova në Londër

Dua Lipa do të këndojë duet me legjendarin Elton John, po bëjnë prova në Londër

April 9, 2021 0

“Jam shumë i lumtur që më në fund u takova me @DUALIPA”, shkruan ndër të tjera legjendari Elton John në Twitter.

“Provat u bënë! Jam shumë i lumtur që më në fund u takova me Dua Lipën. Tepër e talentuar sot për provën tonë #EJAFOscars! Ne do të bëjmë një performancë ekskluzive të duetit në 25 prill” shkroi Sir Elton John.

Njëkohësisht, edhe Dua konfirmoi takimin për ndjekësit e saj. Ajo ka ndarë në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“Shikoni kë takova më në fund sot në prova!” shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

“Unë jam aq e ngazëllyer dhe e nderuar që do të performoj në #EJAFOscars, më 25 Pril,l me Elton John. Në mbështetje të punës mahnitëse që EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV-it”, shkroi Dua Lipa.

“Unë u trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë, çdo ditë. Ju lutemi, bashkohuni me mua në ngritjen e vetëdijes në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV-it !” apeloi këngëtarja.

Këngëtarja dhe komediani David Walliams u panë të enjten duke bërë rrugën për në një hotel në Londër. Ata shkonin në provën e pjesëmarrjes në eventin e organizuar nga Sir Elton John.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre. Në nëntor 2020 ata biseduan online për projektin madhështor të Lipës, Studio 2054. Elton John shprehej se nuk mund t’a besonte që ata nuk ishin takuar personalisht, /revista.one/