Kokainë “Më e mira” me imazhin e Eskobarit, 200 kg në mes të bananeve, arrestohet K. Xibraku

Kokainë “Më e mira” me imazhin e Eskobarit, 200 kg në mes të bananeve, arrestohet K. Xibraku

April 10, 2021 0

Sot është kapur 200 kg kokainë në portin e Durrësit. Mësohet se droga ishte fshehur në tavanin e kontenierit me banane që vinte nga Amerika Latine. Sasia e drogës së peshuar deri më tani është 200 kg, e ndërsa ajo po vijon të peshohet.

Siç shikohet, në pakon e kokainës ishte shkruar në spanjisht ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar), teksa kishte si imazh Pablo Escobar. Anija ‘Dance’ në të cilën ishte ngarkuar konteineri u nis dje nga Pireu, mbërriti sot në Durrës.

Kompania, në kontenierët e së cilës u gjet kokainë, kishte selinë në Tiranë dhe bëhet fjalë Masabi Fruits. Nga sa mësohet, kjo kompani operonte në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine. Kompania ishte me ortak Erion Peti dhe Klajdi Xibraku. Ky i fundit, i arrestuar ditën e sotme nga SPAK. Xibraku ishte personi që u paraqit në port për të zbllokuar ngarkesen.  

Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës. Pasi u vlerësua si një kontenier me risk, nisi kontrolli. Kokaina ishte e mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërkohë që në disa prej tyre ishte mbishtrimi ”Viejon”. Droga ishte fshehur në tavanin e konteinerit, në një vend të modifikuar. Anija e konteinerëve ”Dance”, me flamur portugez, vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. 

Më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontenier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

/revista.one/