Sharje dhe ofendime në “Për’puthen+40”, Lindita ikën nga takimi me Naunin

Sharje dhe ofendime në “Për’puthen+40”, Lindita ikën nga takimi me Naunin

April 10, 2021 0

Plasin sharjet dhe ofendimet ne “Për’puthen +40”. Kjo ndodhi gjate një takimi mes Linditës dhe Naunit, që përfundoi keq.

Qe ne fillim, të dy ata u shprehën se ndjeheshin keq në prani të njëri-tjetrit. Më pas, për këtë arsye, Lindita vendosi që ta përfundonte takimin para kohe. “Unë jam e bllokuar nga ana jote në sensin jo të mirë të fjalës. Po deri tani po të bëja komplimente. Mendoj se nuk kemi për të thënë më asgjë me njëri-tjetrin. Më mirë ta mbyllim këtu se shiko si e dredh ky”, u shpreh Lindita, përpara se të largohej nga lokali ku po bëhej takimi

Mirëpo Nauni nuk e priti mirë këtë vendim të saj dhe shpërtheu në fjalë fyese kundrejt Linditës.

Lindita: Nuk të lejoj të më shash familjen time. Kush je ti të më prekësh në familje. Kujt i thua kështu fjalësh? Je injorant? Kush je ti? Mund të jesh cuni i Berlusconit, nuk më intereson. Kush je ti të më prekësh në familje? Injorant.

Nauni: Ke më gjë për të thënë?

Lindita: Pse më preke në familje?

Nauni: Se më deshi k….

Lindita: Injorant.

/revista.one/