Eleni Foureira pozon për kopertinën e “Vogue”, me barkun e rrumbullakosur

Eleni Foureira pozon për kopertinën e “Vogue”, me barkun e rrumbullakosur

January 24, 2023 0

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira  ka pozuar për kopertinën e “Greek Vogue” nga fotografi spanjoll Alvaro Beamud Cortes, ku ka treguar barkun e rrumbullakosur.

Mesditën e së hënës, artistja gjithashtu edhe “Vogue” publikoi në rrjetet sociale kopertinën e faqes së parë të revistës.

Artistja ishte përfolur prej disa kohësh se ishte në një pritje të ëmbël pasi ajo papritur vendosi të anulpjë turneun e saj. Më vonë Eleni i surprizoi fansat me fotot ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar kështu se është në pritje të fëmijës së parë.

Ajo publikoi foto në shtrat me partnerin e saj Alberto Botia, ku pozon e veshur me të brendshme të zeza dhe ekspozon barkun e rrumbullakosur.

“+1👼🏼❤️”, shkroi Eleni Foureira krahas imazheve të ëmbla.

Daljet publike të Eleni Foureiras ishin të rralla, ashtu si edhe postimet e saj në rrjetet sociale, fakt që nxiti akoma më shumë thashethemet.

Gjatë kësaj kohe këngëtarja kishte zgjedhur që këtë lajm të lumtur ta mbante për vete dhe ta ndante vetëm me të afërmit e saj.

revista.one/