Arbana Osmani nis muajin e mjaltit, destinacioni prapë në Itali
June 21, 2023Vetëm disa ditë më parë moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë private në Toskana të Italisë.
Në ceremoninë martesore të çiftit morën pjesë rreth 120 persona, ku ndër ta ishin familjarët e dyshes, miqtë e tyre më të ngushtë dhe disa nga kolegët e çiftit.
Shteti fqinj, Italia është një ndër vendet e preferuara të çiftit dhe mesa duket ata kanë vendosur që edhe muajin e mjaltit ta kalojnë në provincën e Trentos.
Ditën e sotme Arbana ka postuar një foto në InstaStory, ku shihet qartë se çifti i sapomartuar po shijojnë qetësinë e natyrës dhe bukuritë e atij vendi.
Kujtojmë nga lidhja e tyre disa vjeçare ata kanë dhe dy fëmijë Zoin dhe Diellin, ndërsa moderatorja ka edhe një djalë tjetër nga martesa e parë, Jonin.
revista.one/