E kritikuan ndjekësit, Kiara Tito merr vendimin ekstrem për ish të dashurin

E kritikuan ndjekësit, Kiara Tito merr vendimin ekstrem për ish të dashurin

June 21, 2023 0

Fotot e Kiara Titos nga vera e vitit të kaluar, në ishujt luksoz ku është bërë e ditur se ka qenë me ish-partnerin Ron Koka, kanë qenë kryefjalë e ditës së djeshme.

Moderatorja po “kryqëzohej” në masë nga ndjekësit, ku numëroheshin me qindra komente që kritikonin Kiarën se ruan kujtime me ish-in, e dhjetra komentues të tjerë i bënin thirrje Luizit t’i hedh një sy fotove.

Vetëm pak orë më vonë, fotot janë fshirë nga Instagrami i Kiara Titos.

Nuk dihet nëse kishte një kërkesë nga Luizi për të fshirë fotot që ngjallin kutjimet me ish-partnerin, apo vetë moderatorja mori vendimin për t’i hequr këto pamje nga profili i saj në Instagram.

 Të shumtë në numër ishin edhe ndjekësit që i bënë thirrje Luizit t’i shihte fotot e t’i tërhiqte veshin Kiarës.

Madje, mjaft vigjilentë, ndjekësit kujtuan momentin nga shtëpia e BBV kur Luiz Ejlli paragjykonte vajzat e ekranit se shkojnë me partnerët në pushime luksoze dhe e mbajnë të fshehtë.

“Ua sa turp, akoma i mban fotot me Ronin”, komentoi një ndjekës.

“Luizi diskutonte një ditë në BBV këtë temë, kur shkojnë gocat e ekranit në pushime valle kush i bën fotot. Kiara i tha boll, mos fol më. i ka djegur Kiarës. Secili ka jetën e vet, por po habitem me Luizin”, shkroi një tjetër.

“Luiz pyetje Kiarën se kush ia sponsorizoi këto pushime”, shkruan një tjetër ndjekës. Menjëherë pas komenteve, duket se Kiara ka zhdukur fotot nga Instagram, pasi nuk rezultojnë më në profilin e saj.

revista.one/