Ana ndahet nga Arsimi, ja çfarë i thanë njëri tjetrit
April 15, 2021Ana dhe Arsimi janë dy konkurrent që e gjetën dashurinë jashtë “Për’puthen”. Ata nisën romancën pasi dolën nga emisioni. Lidhja e tyre mori vëmendje, por papritur lajmet për Anën dhe djalin nga Gostivari u ndërprenë. Shenjat janë se ata mund të jenë ndarë.
Kështu, sot, në një bisedë me ndjekësit, Ana Lleshi deklaroi se nuk është e dashuruar.
“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.
“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana.
Ndërkohë edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që me shumë mundësi drejtohet kundër Anës.
“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.
Por nuk mbaron me kaq. Arsimi dhe Ana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Pra, duket se lidhja mes tyre ka marrë fund. Megjithatë, siç ka ndodhur dhe me çiftet e tjera, pritet të ketë një reagim nga ata të dy. Atëherë kemi për të mësuar se si është e vërteta dhe çfarë ka ndodhur mes tyre.
Pasi u zbulua lidhja e tyre e fshehtë, Ana Lleshi dhe Arsim Abduli kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në mediat rozë.
Gjërat po shkonin bukur mes tyre, deri sa Arsimi u largua për të takuar të birin në Zvicër. Arsimi madje kishte “bindur” dhd djalin e tij për dashurinë e re. Madje Ana e ndau me krenari videon ku i mituri i thoshte se e donte shumë.
revista.one/