E shau Juli, Sindi lë në mes emisionin “Për’puthen”, reagimi: Mbrohen antivlerat
April 15, 2021Sindi lë në mes emisionin dhe ikën nga studio, pasi u transmetua një video ku Juli e shante. Ngjarja solli refleksion edhe tek ish konkurrentët e “Për’puthen”.
Reagimi i Elvisit
Njëri prej tyre, Elvis Loco, ka ndarë në Instagram momentin e largimit të Sindit dhe iu ka kërkuar llogari konkurrentëve të “Për’puthen” se pse nuk reaguan pas asaj videoje të rëndë.
“E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin antivlerat.
Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, shkruan Elvisi në postim.
Përballja e Sindit
Sindi u përballë ditën e sotme me Julin, pasi e akuzoi këtë të fundit se i kishte ofenduar familjen gjatë një videoje live në Instagram. Për të vërtetuar fjalët e saj, Sindi kishte sjellë në studio edhe videon.
Pas transmetimit të videos, Sindi u shpreh se familja e saj e kishte përjetuar shumë keq këtë gjë. Sipas saj, e ëma kishte marrë qetësues të fortë.
“Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im.
Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë. Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, u shpreh Sindi.
Juli nga ana e tij e pranoi që kishte sharë, por tha se e kishte me telefonin dhe jo me Sindin. Kjo e fundit nuk e pranoi këtë gjë, duke u shprehur se këto janë justifikime. Ajo i kërkoi Julit që t’i kërkonte falje familjes së saj. Mirëpo Juli nuk e bëri këtë gjë., Ndersa Sindi la mikrofonin dhe u largua mes lotësh nga studioja.
Ishte një video live që dy djemtë kishin bërë me njëri-tjetrin në Instagram. Në një moment Juli thotë një fjalë fyese. Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.
Pas gjithë kësaj situate Sindi ka marrë shumë mbështetje, por i pari që i doli në mbrojtje ishte Elvisi./ revista.one/