Dua Lipa rrëmben të gjithë vëmendjen në premierën e “Barbie”, me një fustan rrjetë
July 11, 2023Dua Lipa rrëmbeu të gjithë vëmendjen në premierën e filmit “Barbie”| në Los Anxhelos. Këngëtarja 27-vjeçare, e cila ka ndryshuar profesion këtë herë, tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.
Ajo u shfaq me një veshje të tejdukshme, e cila i ekspozonte linjat.
Së bashku me paraqitjen e veçantë si Mermaid Barbie në komedinë e ardhshme të fantazisë, e cila do të dalë në kinema më 21 korrik, Dua pati gjithashtu mundësinë të bënte muzikë për kolonën zanore të “Barbie”.
Bukuroshja iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, si Margot Robbie, e cila ka rolin kryesor. Margot rikrijoi një fustan “vintage” nga kukulla Mattel e vitit 1960.
Përveç Margot Robbie dhe Gosling, pjesë e kastit do të jenë dhe Issa Rae, Simu Liu, Michael Cera dhe Kate McKinnon, ndërkohë që Helen Mirren do të jetë narratorja.
Në vitin 2021, Dua Lipa njoftoi se do të bënte debutimin e saj në aktrim në thrillerin Argylle, i cili ende nuk është publikuar. Që kur hodhi në treg albumin Future Nostalgia në vitin 2020, këngëtarja ka bashkëpunuar për materiale të reja me Megan Thee Stallion dhe Calvin Harris.
revista.one/