“Me ritme latine”, Armaldo Kllogjeri publikon këngën e re
July 28, 2023Armaldo Kllogjeri vjen me një këngë të re të titulluar “O Jetë”! I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Armaldo Kllogjeri ka njoftuar se projekti i tij më i fundit do publikohet sot në orën 19:30. Ai ka treguar se kënga është një dedikim dhe në momentin e parë që e lexoi tekstin, Maestro shprehet se kishte shumë të përbashkëta me historinë e tij dhe të Aidës. Armaldo tregon se tekstin e ka shkruar Alban Kondi dhe produksioni është i Shpëtim Saraçit.
“Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike, dhe unë s’jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë”, shprehet Armaldo.
Përsa i përket projekteve të tij muzikore në të ardhmen, Maestro shprehet se orientimi i muzikës së tij do jetë mes këtij profili të këngës që do publikojë sot dhe mes folkut popullor. Do ketë një këngë të re në shtator, por do jetë për një kategori të caktuar. Më vonë pritet që ai të vijë me një baladë ose një duet.
I pyetur për këngën e që ka publikuar Luizi ditën e djeshme, e cila ishte një dedikim për Kiarën, Armaldo shprehet se për shkak të angazhimeve nuk ka mundur ta dëgjojë, por ka parë vetëm videon e shkurtër 20 sekonda që ka dalë në Instagram.
Maestro shprehet se i bëhet qejfi që i ka kushtuar një këngë dedikim Kiarës sepse kjo rrit dhe besimin tek marrdhënia që kanë ata të dy.
“Mua më bëhet qejfi që ai i dedikon këngë Kiarës. Kuptohet që në një marrëdhënie që kanë ata të dy, unë kam qenë disi pjesë e kësaj marrëdhënie që ata të lidheshin me njëri-tjetrin dhe të dashuroheshin, në kuptimin që të jetë një dashuri e pafundme për ata. Mua më bëhet qejfi për çdo lidhje që mund të kenë dy të rinj sepse në fund të fundit është një detyrim për të sjellë në jetë një fëmijë. Mua më bëhet qejfi që i ka dedikuar një këngë sepse kjo mendoj se rrit besimin tek marrëdhënia që kanë ata të dy”, është shprehur Armaldo.