Gjykata liron Encën, Prokuroria kërkonte të lihej në burg
September 14, 2023Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për Ruenca Haxhiajn, edhe pse prokuroria kishte kërkuar që ajo të mbetej në burg.
Këngëtarja ishte e pranishme në seancë, por nuk foli. Më herët ajo kishte deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.
Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.
Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.
revista.one/