Deklarata e parë e Encës pas lirimit nga burgu
September 18, 2023Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu, ku u arrestua për kultivim të bimëve narkotike. Më 12 shtator 2023 këngëtarja u vu në pranga, pasi në banesën e saj u gjetën 5 vazo me rrënjë kanabisi sativa, më konkretisht në verandën e shtëpisë.
Pas daljes nga qelia, Enca i është rikthyer edhe rrjeteve sociale. Në “Instastory” postoi një zemër të kuqe, si një mesazh mirënjohës për personat që e besuan dhe e mbështetën në këtë periudhë aspak të këndshme për të.
Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Enca tha se kanabisin e kishte për përdorim vetjak. Përveç saj, Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj.
revista.one/