“Partnerja po ma nxin jetën”, deputeti tregon eksperiencën në DWTS 

“Partnerja po ma nxin jetën”, deputeti tregon eksperiencën në DWTS 

September 19, 2023 0

Deputeti Saimir Korreshi, do të jetë një ndër konkurrentët e “Dancing With The Stars”, ku do të vallëzojë krah Livias, një balerinë profesioniste, që do të jetë partnerja e tij gjatë kësaj eksperience.

Korreshi ka folur së fundmi për këtë eksperience të re për të, ku ndër të tjera ka treguar se si e kanë pritur kolegët e tij këtë vendim të tijin.

I ftuar në “Breaking” në Top News, deputet Korreshi u shpreh se “unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë”.

“Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej. Provat po shkojnë mirë.

Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurtë,” tha Korreshi.

Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.

Vitin e kaluar fituese e spektaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.

revista.one/