“Top-i” e bën Efin imazhin e ri të kompanisë

“Top-i” e bën Efin imazhin e ri të kompanisë

September 20, 2023 0

Efi Dhedhes do të jetë imazh i ri i ‘Lori Caffe’. U deshën 5 muaj pritje që ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip’ të vendosej imazh i kompanisë së madhe.

Produksioni nuk e harroi edhe pse me vonesë. Gjatë këtyre muajve, të gjithë ish-konkurrentët e reality show i kemi pare në emisione, filma, xhirime, këngë e projekte të ndryshe në televizionin e Top Channel, ashtu siç u ishte premtuar.

Megjithatë, ndryshe ndodhi me Efin. Ish-konkrrentja nuk u bë e ‘gjallë’ askund. Madje ajo rrugës ‘humbi’ miqësinë e krijuar brenda shtëpisë me disa nga banorët, përmendim këtu Luizin, Kiarën e u përfol madje edhe për mikeshën e saj, Mikelën.

Pas emisionit “Përputhen”, në verën e 2022, Efi u bë pjesë e “Kepit të tundimeve”, ku dhe aty ishte një nga konkurrentet më të pëlqyera. Më pas u bë pjesë e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’ .

revista.one/