Fifi dhe Graciano futen në “Dancing With The Stars Albania”

Fifi dhe Graciano futen në “Dancing With The Stars Albania”

September 20, 2023 0

Në faqen zyrtare të DWTS ka nisur zbulimi i emrave të njohur që do të jenë pjesëmarrës këtë vit. Mes tyre është konfirmuar se këtë vit do të marrë pjesë edhe këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi-Fifi.

Autorja e “Diell” do të jetë partnere me balerinin e njohur nga Shqipëria, Graciano Tagani. “Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore shumë e dashur për publikun. Ai është personazh televiziv dhe balerin i njohur! Fifi dhe Graciano mezi po presin për të ndriçuar skenën e Dancing With The Stars! Suksese dyshes”, shkruhej në mbishkrimin e faqes zyrtare të spektaklit.

revista.one/