Ç”ndodhi me dy “kushërinjtë” e dashuruar? Flet Arbana Osmani
April 18, 2021Si vazhdon historia e Ersoneldës dhe Stiljanos e transmetuar ditën e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”?Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit. Ata janë shumë të lumtur.
“Unë dhe Ersonaleda që nga dita e emisionit jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur. Ju përqafojmë, përshëndesim gjithë publikun faleminderit për mbështetjen”, thotë Stiljano në videon ku shihet i kapur përdore me Ersoneldën.
Çfarë ndodhi në emision
Dy të rinjtë dashuroheshin me njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lidhje gjaku.
“Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie. Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- shpjegoi Stiljano në studio.
Ersonelda tha se gjyshërit e saj, duke qenë se prindërit nuk i jetojnë, kërkonin që ajo të merrte dikë tjetër, që jetonte jashtë shtetit apo kishte një nivel të lartë ekonomik. E gjendur nën presion të madh dhe duke dëgjuar të bërtiturat e afërmve të saj në prapaseknë, Ersonelda pranoi propozimin e Stiljanos për martesë dhe që të largoheshin me njëri-tjetrin. /revista.one/