Shqipja humbet durimin me Blerandon: ‘Frikacak, mashtrues…’

Shqipja humbet durimin me Blerandon: ‘Frikacak, mashtrues…’

January 13, 2024 0

Spektakli i mbrëmshëm në Big Brother VIP Kosova ka nisur me debate të forta. Në qendër të vëmendjes ishte sërish raporti i Blerandos me Shqipen. Sipas banorit kjo e fundit manipulon situatat dhe i kthen në mënyrën se si i pëlqejnë asaj.

“Shqipja është një aktore fantastike dhe atë ditë është munduar ta manipuloj situatën, prej lotëve që i ka qitur që do të dalë nga Bigu, se iu ka frikësuar zarfit të zi”, ka thënë Blerando.

Shqipja humbet durimin: ‘Frikacak, mashtrues, intrigant’

Blerando dhe Shqipe, janë dy prej banorëve të ‘BBVK’ tepër të komentuar prej publikut. Herë pas here kemi parë Blerandon duke shprehur pëlqim ndaj Shqipes, sakaq nga kjo e fundit nuk kemi parë asnjë ‘sinjal’.

Në transmetimin direkt mbrëmjen e djeshme, debate të forta janë bërë mes njeri-tjetrit, nxitur këto debate prej një pyetje që moderatorja i drejtoi Blerandos. Duke e pyetur Blerandon nëse Shqipja do të kishte pëlqim për të dhe do të shkonte kudo që ai të ishte, a do ja kthente ai? Përgjigja e tij ishte ‘jo’.

Siç duket kjo përgjigje nuk është pritur mirë prej Shqipes e cila në mënyrë të menjëhershme tha: ‘Mashtrues, frikacak, intrigant, i ke të treja këto! Pasi debati ka agravuar, Shqipja paralajmëron Blerandon: Që sot e tutje do e shohësh çfarë do të bëj!

revista.one/