“Vazhdoni rrugën që krijuam ne”, bashkëshortit të Arbanës nuk i del e keqja me Ledjonin  

“Vazhdoni rrugën që krijuam ne”, bashkëshortit të Arbanës nuk i del e keqja me Ledjonin  

January 13, 2024 0

Rinis mbrëmjen e sotme programi më i preferuar për publikun shqiptar, ‘BBV3’, mirëpo këtë herë ndryshe. Ndonëse jemi mësuar të shikojmë përpara ekranit Arbana Osmanin si prezantuese, këtë herë do ta drejtojë Ledion Liçaj.

Urimet për rinisjen e programit nuk kanë munguar prej çiftit Arbana dhe Edi. Ajo çka mori vëmendjen e fansave ishte urimi “kunjë” që Eduart Grishaj ka bërë disa momente më parë.

Nëpërmjet një Instastory ai shkruan: “Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të “Big Brother Albania”. Uroj ta vazhdoni rrugën, në autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit.
Mirupafshim YJEEE”

Ndërkaq, nuk mungoi as Arbana me përshëndetjen e saj:

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtezakonshme televizive, pjese e se ciles kam patur fatin dhe privilegjin të jem per shume vite me rradhë.

Perjetë falenderuese dhe mirenjohëse Tanit që me zgjodhi atehere kur besim te une nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me te cilat vazhduam per dy vite t gozhdojme shqiptaret para ekranit per muai me rradhe duke bere bashke gjithe familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always!

E në fund faleminderit juve, ndjekësve te mi, per te gjithe vleresimin dhe dashamiresine karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmone. Ju dua”, shkruan ajo.

revista.one/