Ja si e fitoi Behgjet Pacolli kontratën e Aeroportit të Vlorës
April 20, 2021Ditën e sotme u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina.
Teksa ka treguar edhe detaje në lidhje me negociatat dhe marrëveshjen e aeroportit, Rama ka falenderuar edhe Behgjet Pacollin. Biznesmeni do të jetë edhe finacues i aeroportit të Vlorës.
Sipas Ramës, Pacolli nuk e zgjidhi çështjen me një telefonatë me të, pavarësisht se e ka mik, dhe as me Ballukun. Pacolli hyri në garë pa i thënë askujt.
“Por në fund axha Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në proces ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë që industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën.
Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale. Kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit. Mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye. Ska pasur kënaqësi më të madhe kur Belinda më ka thënë se axha Behgjet ka hyrë në garë dhe ka qenë një arsye më shumë për ta falenderuar.
Pa lejen e tij them se çka më tha Belinda nga raporti i komisionit që në të gjitha garat ndërkombëtare të bëra në Shqipëri, gjatë gjithë periudhave, është konsorciumi që nuk ka paraqitur garancira financiare me shprehjen që ne ja u kemi lekët, por ka paraqitur financimin në bllok. Kjo është garanci absolute për faktin se aeroporti qysh sot është 100% i financuar. Nuk është kontratë që do e çojë kompaninë nëpër banka.” tha Rama.
Rama ka thënë se ka në realizimin e këtij prjekti ka pasur shumë vështirësi. Ai ka shtuar se interesimi ka qenë i lartë edhe nga kompanitë e tjera në botë.
“Ky për mua është një moment shumë i rëndësishëm. Dikush e ka mallkuar këtë projekt pasi sa zgjidhje një projekt dilte një tjetër. Qysh në krye të herës kur ne filluam një negociatë, ishte një konsensus fantastik. Më pas përgatitëm gjithë procesin për të dalë në garë të hapur. Patëm shumë interesim nga një sërë kompanish që ndërtojnë dhe operojnë aeroporte në botë. Ishim shumë të bindur se do të kishim një garë me shumë operator dhe do kishim një zgjidhje shumë të kënaqshme por kur gara ishte në proces, ra virusi që mundoi botën dhe është e qartë.”- tha Rama. /revista,one/