Armina Mevlani rrëfen raportet me vjehrrin e saj, Sali Berishën

Armina Mevlani rrëfen raportet me vjehrrin e saj, Sali Berishën

April 23, 2021 0

Armina Mevlani ka shuar kureshtjen disa prej ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve për jetën private që ata i parashtruan në InstaStory.

Njëri prej ndjekësve e pyeti modelen se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha – gjë për të cilën sipas Arminës, është një privilegj i veçantë.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e modeles Mevlani.

Ndërkohë një përdorues tjetër i Instagramit e ka pyetur bukuroshen se sa kohë kalon me Shkelzenin, duke cekur se mos-paraqitja e tyre e përbashkët në rrjetet sociale, i ka çuar në mendimin për një distancim të mundshëm të çiftit.

“Jo aspak. Kaloj shumicën e kohës me të, thjeshtë nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë”, është përgjigjur Armina.

Megjithese ne nje lidhje shumëvjeçare, Armina dhe Shkelzeni duket se ende nuk e kanë vendosur per ta kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. /revista.one/