Ethet e finales në Fermavip, Dijonisi: Kam për t’ia ngrënë veshin…

Ethet e finales në Fermavip, Dijonisi: Kam për t’ia ngrënë veshin…

June 9, 2024 0

Dijonisi, i cili është një nga gjashtë finalistët e fermës ka folur me Buçkon për sfidat që mund t’a presin në finalen e madhe të 12 Qershorit.

Ai u shpreh se është shumë i shpejtë në start, por mund të ndikojnë emocionet, lodhja dhe mund të mos marrë rezultatin që dëshiron.

Nga ana tjetër, Buçko, i cili është rikthyer në fermë spektaklin e mbremshëm si mentori i Diteas, i këshilloi Dijonisit që të ruaj qetësinë nëpër sfida, strategji kjo e ndjekur dhe nga vetë ish-fermeri.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Kam për t’ia ngrenë veshin. Në start jam i shpejtë, por inshallah nuk është ndonjë…

Buçko: Mos të jetë e gjatë thua ti

Dijonisi: Të mbysin edhe emocionet, lodhja

Buçko: Emocioni varet si të kap në sfidë, se unë për shembull i merrja shumë qetë sfidat. E vetmja sfidë që kam qenë pak më ashtu ka qenë ajo me Artemisën. Nuk e di pse më kapi emocioni pak, kurse në sfidën me Valerin kam qenë shumë i qetë. Duhet t’i marrësh me qetësi. Unë kam vënë re se shumë veta këtu humbin, se i marrin me stres.

Dionisi është pyetur pothuajse nga çdo fermer për moshën e tij, por ka zgjedhur ta mbaj sekret. Po flasim për Dijonis Bibën. Ky i fundit ka mbajtur lojën dhe ka dhënë herë pas here shifra të ndryshme për moshën e tij.

Të gjithë kanë hedhur hipoteza dhe kjo çështje ka kaluar edhe në rrjetet sociale, por ishte astrologe Meri Gjini e cila e zbuloi sot në Ferma Club.

Dijonisi është 24 vjeç. Shumë i maturuar për moshën. Ka një maturi mendimi që nuk është tipike e moshës së tij. Duhet të luftojë fort këtë javë”, u shpreh ajo.

revista.one/