Të rinjtë e Korçës që fitojnë nga 1000 deri në 5000 dollarë në muaj, “i zbuloi” Rama
February 27, 2021Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale ka prezantuar disa nga të rinjtë e Korçës që janë të vetëpunësuar dhe sigurojnë të ardhura të mira #do muaj.
“Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera.’- bën me dije kreu i qeverisë Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet sociale”, shkruan Rama.
Këta të rinj tregojnë se punojnë në platforma të ndryshme online dhe fitojnë nga 1000 deri në 5000 dollarë në muaj.
“Fiver, është një aplikacion ku mund të regjistrohesh, mund të jesh një dizejnator shumë i mirë. Unë jam Social Media Manager, menaxhoj kompani nga e gjithë bota. Arsyeja që jam këtu është se fitoj shumë, fitoj deri në 1000 dollarë në muaj. Shkon edhe më shumë”, shprehet një e re nga Korça.
Ndërsa një djalë tjetër tha se po të punojë 7-8 orë në ditë, mund të fitojë deri në 5000 dollarë në muaj.
“Pika ime më e fortë është programimi dhe design, fitimet janë shumë të mëdha, nga 3100 dollarë në muaj, sepse kur i mbledhim këto, mbase dhe të lodhemi pak më shumë, nëse punoj 7-8 orë shkon deri në 5000 euro, më shumë se 5000 euro”, tha ai. /revista.one/