SHBA merr në mbrojtje krijimet e Dua Lipës, Blerta Bashollit dhe Visar Morinës

SHBA merr në mbrojtje krijimet e Dua Lipës, Blerta Bashollit dhe Visar Morinës

April 26, 2021 0

Ambasada e SHBA ne Kosove merr ne mbrojtje krijimet e tre artisteve te shquar, Dua Lipes, Blerta Bashollit dhe Visar Morines. “Krijimtaria e tyre duhet të mbrohet, jo të shfrytëzohet.”, deklaron Ambasada.

Përmes një postimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ambasada ka vënë në pah krijimtarinë e artistëve të njohur. Ketu përfshihen: Dua Lipa, regjisorja Blerta Basholli e po ashtu, edhe regjisori Visar Morina.

Kjo pas sukseseve të shumta që janë arritur përgjatë këtij viti e po ashtu edhe për një sërë artistësh të tjerë, që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme jashtë trojeve shqiptare.

“Kosovarët janë të njohur për krijimtarinë e tyre. Këtë vit, Blerta Basholli fitoi tri çmime në festivalin Sundance për ‘Hive’, Dua Lipa fitoi një ‘Grammy’ dhe ‘Exile’ i Visar Morinës u bë i nominuari i parë për një Glob të Artë nga Kosova.

Kjo krijimtari duhet të mbrohet, jo të shfrytëzohet. Kjo është ajo që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë intelektuale. Çfarë do të bëni për të mbrojtur prodhimet kreative të Kosovës?”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

revista.one/