Rezultati paraprak i KQZ-së: Numërohen 3147 nga 5199 kuti në total, PS 75 mandate, PD-AN 58, LSI 5, PSD 2

Rezultati paraprak i KQZ-së: Numërohen 3147 nga 5199 kuti në total, PS 75 mandate, PD-AN 58, LSI 5, PSD 2

April 26, 2021 0

Sipas rezultateve paraprake, PS rezilton futuese e zgjedhjeve. Nga përditësimi i fundit i KQZ-së në orën 18:21, del se janë numëruar në rang vendi 3147 nga 5199 kuti total ose 62% e votave.

Kështu, PS vazhdon të mbetet forcë e parë dhe në këto zgjedhje ka marrë 445412 vota ose 48.78 %.

Ndërkohë, PD-AN ka marrë 359110 vota ose 39.32 % dhe LSI 63125 vota ose 6.91 %.

Nga të gjitha partitë e tjera, vetëm PSD e Tom Doshit ka mundur që të marrë mbi 1% të votave në rang vendi.

PSD momentalisht ka 19763 vota ose 2.16 % të totalit.

Nga kandidatët e pavarur më mirë shfaqet Boiken Abazi me 1206 ose 0.13 % të votave.

Të konvertuara në mandate, deri më tani, rezulton se PS merr 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 PS është rritur me një mandat, PD me 15, LSI ka rënë me 14. Dhe PSD është rritur me 1 mandat. revista.one/