Stresi me automatik në dorë: Nesër nis lufta civile!
April 26, 2021Stresi ka postuar një foto me automatik në dorë, duke i bërë një thirrje edhe socialistëve.
“Manipuloni sa të doni votat! Luftë civile do keni nesër mbrëma”, shkruan Stresi, i cili aktualisht ndodhet në Britaninë e Madhe.
Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi pasi mori pjesë në protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës është arratisur në Kosovë.
Stresi ka rrëfyer për emisionin “Prive” në Kosovë se si arriti të dilte nga Shqipëria me anë të një makine funerali.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, tha ai.
Stresi u bë pjesë e protestës para Ministrisë së Brendshme, duke shprehur revoltë ndaj qeverisë, ndërsa u bënte thirrje të rinjve që t’i bashkoheshin.
Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi ishte një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rashën. I riu u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor 2020.
Stresi ka marredhenia te keqija me policine, pasi eshte arrestuar disa here. Madje ky eshte arratisur nga komisiariati ne vitin 2015. Ai eshte i denuar nga gjjykata per kundeshtim te policise dhe per gjobevenie. Stresi njihet per bindjet e tij te aferta me Partine Demokraatike, te cilat i shpreh gjithnje publikisht.
revista.one/