Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit një sasi e re vaksinash nga Pfizer

Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit një sasi e re vaksinash nga Pfizer

April 26, 2021 0

Sapo kanë mbërritur në vendin tonë 8190 vaksina të tjera anti-Covid të kompanisë Pfizer. ““8190 vaksina të tjera Pfizer mbrritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë #ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan kryeministri Rama.

1 mijë e 170 vaksina e para anti Covid -19 të kompanisë Pfizer, (BioNTech-Pfizer) en ne 2 shkurt 2021. Autoritetet shëndetësore thanë se vaksinat ruhen në frigoriferë, në – 80 gradë Celsius për t’i përdorur sipas planit te vaksinimit.

Deri tani, Shqipëria, ka marre 282 mijë vaksina, ku 192 mije jane kineze sinovac, plus vaksinat Astrazeneca, Pfizer dhe Sputnik që së bashku janë 90 mijë (38 mijë Astrazeneca, 48 mijë Pfizer dhe 10 mijë Sputnik).

Fushata e vajsinimit ka vazhduar me infermieret dhe mjeket, pensionistet dhe disa kategori si policet, mesuesit etj. /revista,one/