Anxhela Peristeri në “PrePartyEsc”, tani gati për në Eurovizion
April 28, 2021Anxhela Peristeri ka mahnitur publikun me performancën e saj të Eurovizionit në “PrePartyEsc”.
Këngëtarja e njohur do të garojë me këngën “Karma”. Sipas kalendarit, Shqipëria prezantohetnë natën e dytë të “Eurovision”, më 20 maj në Roterdam.
“Performanca në PrePartyEsc Tani mund ta gjeni në kanalin tim në YouTube”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instgram.
Anxhela ka vendosur të këndojë versionin shqip të këngës duke i bërë disa ndryshime të vogla asaj.
Pas një viti pauzë prej situatës së krijuar nga pandemia, “Eurovision” nuk u zhvillua vitin e kalua. Këtë vit do të mbahet në Roterdam, nga datat 18 deri më 22 maj.
Sipas rregullave antiCovid këtë vit të Eurovizion-it, grupi organizativ do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam i izoluar. Pas karantinës, do të ekzekutohet performanca në festival.
revista.one/