Jasmina largohet nga “Për’puthen”, pas ndarjes me Andin

Jasmina largohet nga “Për’puthen”, pas ndarjes me Andin

April 28, 2021 0

Jasmina Kadriu e ka hequr llogarinë e emisionit “Për’puthen” nga bio e saj. Këtë veprim e kanë bërë vetëm konkurrentët e larguar.

Pas ndarjes publike, të dy konkurrentë Jasmina dhe Andi, kishin hequr fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Por tashmë, Jasmina ka lënë edhe emisionin.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin. Ajo gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin. Dukej se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Mirëpo, kur u duk se gjithçka po shkonte perfekt mes tyre, mes Andit dhe Jasminës nisën debatet e shumta, kryesisht për shkak të xhelozisë së Jasminës. Situata u duk tepër e tensionuar mes çiftit. Madje Andi tërhoqi sërish deklaratën e dashurisë për Jasminën, duke u shprehur se nuk sheh asnjë përputhje mes tyre. / revista.one/