“E pafytyrë”, Aristela dhe Antonela grinden në Për’puthen, ndërhyn Atdheu
April 29, 2021Aristela dhe Antonela kanë debatuar me tone të ashpra në puntatën e sotme të Për’puthen.
Antonela ka kërkuar të dijë arsyen përse Aristela i tha e pafytyrë, ndërsa ajo iu përgjigj se e bëri për shkak se ashtu iu duk atë moment.
Teksa po diskutonin për famën dhe ndjekësit, Antonela i përmendi ndërhyrjen Aristelës dhe ndërhyri Atdheu duke i thënë se nuk duhet të flasë në atë mënyrë pasi do të akuzohet për bullizëm.
Antonela: Ti që thua e pafytyrë si ta marr unë këtë. Si ta lejon edukata të thuash e pafytyrë.
Aristela: O zonja drama. Je miss Drama.
Antonela: Do të rrisësh followersat duke debatuar me mua.
Aristela: Jo ti do i rrisësh duke mbajtur dy adresa Instagrami.
Antonela: Jo ti që vjen e bën balonin gastrik.
Aristela: Shih veten para se të flasësh për balonin.
Atdheu: Mos thuaj ashtu se do akuzohesh për bullizëm. /tch