COVID-19/ Zbuten shifrat, 100 raste të reja dhe 2 humbje jete
May 1, 2021Zbuten shifrat ed Covid-19. 100 raste te reja dhe 2 humbje jete, njoftoi MSH. Ne 24 orët e fundit, në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Ata ishhin 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç.
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën. Të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet.
Ruani distancimin fizik. Kujdesuni për higjenën vetjake dhevetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në bashkite me poshte. 24 raste jane në Tiranë, 10 në Korçë, 8 në Fier, 7 në Shkodër, Durrës e me radhe.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin. Po ashtu, për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (01 Maj 2021)
Raste të reja ditore 100
Të shëruar në 24 orë 834
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2962
Testime totale 638,671
revista.one/