Ola e ‘Për’puthen” takon Çimin, por i jep shpresë Muratit nga Turqia
May 13, 2021Sot në “Për’puthen”, në takimin e parë me Çimin, Ola deklaroi se nuk do të martohet me një djalë shqiptar.
“Nuk dua të martohem me një shqiptar. Nuk dua të ketë mentalitetin shqiptar. Mund të jetë shqiptar, por me një formim të huaj”, rrëfen ajo.
E pyetur në studio, konkurrentja sqaron se “është edukata e tyre, janë të ashpër, është një pjesë e tyre që nuk më tërheq”.
Ky rrëfim i Olës shpjegon më shumë për faktin se ajo pëlqen një djalë turk si Murati. Ky i fundit ndërkohë, nuk e fshehu entuziazmin nga deklarata e Olës, për të cilën është deklaruar në program.
Takimi
Ola dhe Çimi zhvilluan takimit e tyre të parë dhe zgjodhën të udhëtojnë drejt kalasë së Krujës.
Çimi kishte marrë një makinë të vjetër, ‘vintage’, që sipas tij i përshtatet Olës. “Kur ka hyrë Ola në fillim, në emision, ka pasur fustanin e kuq, ditën e dytë mbante kapele. Mendova se i përshtatej shumë ajo lloj makine”, shpjegon ai në studio.
Gjatë rrugës, Çimi kishte disa pyetje për Olën, në mënyrë që ta njohë më mirë:
Çimi: Ola, lidhja jote më e gjatë?
Ola: 3 vite
Çimi: Pasioni më i madh?
Ola: Nuk e them dot tani, është një zë i çuditshëm që mund të bëj
Çimi: Nëse do të ishte dita e fundit e jetës, çfarë do të bëje
Ola: Do të mblidhja të gjithë njerëzit e mi të zemrës
Ola: Çfarë nuk do të bëje po të ktheheshe pas
Çimi: Do të kthehesha në netët e adoleshencës, dhe sa herë të më merrte gjyshja në telefon, do të vija në shtëpi.
Më tej, Ola i rrëfen Çimit se nuk i pëlqen kur një djalë shfaq interes të menjëhershëm për të. “Dua të kem dyshime, të pyes veten nëse ai më pëlqen, është më interesante”.
revista.one/