Liverpool mposht Manchester United në shtëpi, Firmino më i miri

Liverpool mposht Manchester United në shtëpi, Firmino më i miri

May 13, 2021 0

Liverpool mori një fitore të madhe ne fushen kundershtare ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-2.

Ndeshja ishte interesante edhe pse para saj kishte tensione me tifozët që ishin mbledhur para stadiumit. Vendasit kaluan të parë në epërsi kur Aaron Wan-Bissaka asistoi te Bruno Fernandes, që shënoi 1-0.

Pas disa rasteve të bukura erdhi edhe goli i barazimit. Nathaniel Phillips asistoi te Diogo Jota që shënoi në minutën e 34-të për 1-1.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Liverpooli mori epërsinë pasi Trent Alexander-Arnold harkoi te Roberto Firmino që shënoi për 2-1. Me të filluar pjesa e dytë, sërish Firmino gjeti rrugën e rrjetës, kur shënoi për 3-1.

United u kthye në lojë në minutën e 68-të, kur Edinson Cavani pasoi te Marcus Rashford që shënoi për 3-2. në fund ishte radha e Mohamed Salah që shënoi për 4-2.

Keshtu, Liverpooli mori një fitore të madhe në luftën e tyre për Ligën e Kampionëve. Manchester United mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, ndërsa Liverpooli ngjitet i pesti me 60 pikë.

Braziliani Firmino ishte më i miri në fushë me notën 8.7.

Nota e lojetareve te Liverpulit

Notat e lojtareve te M. United

revista.one/