Andi dhe Melisa “debatojnë” në emision për vërtetësinë e çifteve, Tea u jep një këshillë
May 16, 2021Andi dhe Melisa “debatojnë” në emisionin “E Diell” për vërtetësinë e çifteve. Në diskutim ishte ftuar edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen” Tea Trifoni.
Sot dyshja u gjendën përballë kësaj pyetjeje teksa ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar”. Andi tha se ata janë aq realë sa tashmë kanë nisur të mendojnë emrat për fëmijët e tyre.
“Jemi aq realë sa po mendojmë emrin e çunit. Melisa po mendon emrin e gocës”, tha Andi dhe të gjithë në studio shpërthyen në të qeshura.
Ndërkohë, në studio u diskutua sondazhi, që kishte marrë në pyetje 200 çifte, në lidhje me sa të vërtetë apo sa aktrojnë partnerët.
“Vetëm 14% e të pyeturve thanë se meshkujt aktrojnë më mirë. Një mashkull mund të ketë deri në tre lidhje njëkohësisht dhe suksesi i tij varet nga aktrimi”, ishte rezultati i anketës. Rezultat, për të cilin, Melisa nuk ishte aspak dakord dhe reagoi menjëherë.
“Nuk jam fare dakord. Që kur jemi njohur, gënjeshtra gjithmonë i ka dalë”, thotë ajo për Andin. Ky i fundit, tregon rastin e një shoku, që ka mbajtur njëkohësisht të dashura.
“Ku e ke këtë shokun ti”, e pyet Melisa, me humor, e më tej shton se nuk ka qenë asnjë lidhje serioze dhe asnjë nga vajzat nuk ka pasur qëllimi serioze.
Në emision, çifti qëndroi pranë njëra-tjetrit dhe nuk munguan batutat dhe deklaratat romantike. E ftuar ishte dhe Tea, me të cilën Andi doli bashkë nga “Për’puthen”, por më vonë u zbuloi se çdo gjë ishte gënjeshtër.
Ndërsa, tashmë duket se mes tyre duket se nuk ka mosmarrëveshje, teksa Tea, e cila këshilloi Andin dhe Melisën që të shijojnë marrëdhënien e tyre, e mos të mendojnë fare se çfarë mund të thonë njerëzit e tjerë.
“Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, u shpreh Tea, teksa uroi që ata të mos kenë fatin e saj në dashuri, sepse përndryshe ka për t’ju ecur mbarë gjithçka.