Kush ishte 32-vjeçari,  që u gjet i vrarë sot tek “Livadhet” në Shkodër

Kush ishte 32-vjeçari, që u gjet i vrarë sot tek “Livadhet” në Shkodër

May 17, 2021 0

Andi Mustafa u gjet sot i pajetë në zonën e “Livadheve” në Shkodër. 32-vjecari është qëlluar me 8 plumba dhe 5 prej tyre e kanë kapur në trup.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Policia ka gjetur një pistoletë pranë trupit të viktimës dhe 8 gëzhoja.

Ai ishte denoncuar si i zhdukur nga nëna e tij. Ka qenë një SMS që ka marrë në celular Endri Mustafa dhe ka dalë nga shtëpia në orët e vona të mbrëmjes, tre ditë më parë.

Sipas Policisë, trupi i viktimës është gjetur rreth orës 09.00 të mëngjesit në zonën e Livadheve. Psitoleta “Beretta” e gjetur pranë trupit të Mustafës, pritet t’i nënshtrohet ekspertimit balistik për të parë nëse ajo është e 32 vjeçarit apo e autorit/autorëve.

Në pamjet e vendngjarjes shihet trupi i viktimës i sfumuar, kur është gjetur mëngjesin e sotëm i shtrirë pranë një ferre në zonën e Livadheve. Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

revista.one/