“I ke marrë çunat me radhë”, Sara rikthehet në “Për’puthen” dhe përplaset me Jasminën
March 3, 2021Sara mungoi dy ditët e para të kësaj jave dhe sot u rikthye në program. Ajo pati një përballje të ashpër me Jasminën, që foli nga shtëpia e saj, sepse dyshon se mund të jetë infektuar me Covid-19.
“Ka bërë histeriken pa pikën e lidhjes, hedh kunja jashtë e brenda. Foton se kam hedhur për ty. Intriga është Jasmina me imagjinatën e saj. Mos më thuaj motra, se jem shumë e zezë për të qene motra ime, siç ke flokët, ke dhe shpirtin”, u shpreh Sara gjatë debatit me Jasminën.
Të premten e javës së shkuar, Jasmina dhe Sara, patën një debat të fortë me njëra-tjetrën, sepse kjo e fundit u shfaq shumë e afërt në takimin e parë me Andin. Jasmina më herët kishte shkëmbyer puthje romantike me Andin e kishte marrë dhurata prej tij dhe nuk priste që ai të shfaqej kaq i afërt në takimin me Sarën, që ajo e konsideronte si shoqen e saj.
“Të vinte të thoshte që në fillim “gocë e dashur e kam qejf”, po jo këto “shkoni shumë bashkë”, këto prapaskenat e shoqeve të ngushta. Nuk rri unë me një femër, ta cilësoj atë shoqe, nuk rri unë tërë ditën me atë, dal, rri këtu në prova, të iki të ha jashtë dhe në fund fare ta shoh me çunin që kam qejf “, u shpreh Jasmina e zhgënjyer pas takimit Sara-Andi.
Më pas dy vajzat do të përballeshin me njëra-tjetrën në “Për’puthen Prime”, por Sara ishte larguar menjëherë.
Duke ju referuar deklaratës së Jasminës se ato të dyja njihen më herët me njëra-tjetrën, Sara tha se Jasmina ka qenë fanse e saj gjatë kohës që ajo merrej me muzikë.
“Ajo ka thënë që më njeh më para, ëndërroje të bëjë foto me mua kur bëja muzikë, por ti me mua s’ke ndenjur kurrë, do të doje. E kam respektuar se e kam parë që ka pëlqim ndaj Andit, por ama jo të bëjë skena”, tha Sara
Më pas ajo hodhi sërish akuza për Jasminën, duke u shprehur se ajo i ka marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes.
“Ti i ke marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes. Ti je thjesht një fanse për mua, do të jap autograf kur të vish”, tha Sara, ndërsa Jasmina i bëri thirrje që të bënte kujdes me fjalët. /Revista.one/