Përputhen, Atdheu dhe Sara kthehen në “armiq”
March 5, 2021Pak javë më parë marrëdhënia mes Atdheut dhe Sarës në “Për’puthen” ishte shumë e afërt dhe puthjet mes tyre në emision bënë xhiron e rrjetit, duket se gjithçka ka ndryshuar. Dy konkurrentët janë kthyer shumë shpejt në “armiq” të njëri-tjetrit.
Atdheu s’mundi të ishte për disa ditë në emision për shkak të infektimit me Covid-19 dhe pikërisht këto ditë ka plasur bomba! Pas sherrit të Sarës dhe Jasminës për Andin, ka plasur tashmë edhe mes Sarës dhe Atdheut.
ë vërteta të tjera janë nxjerrë në dritë, pasi konkurrentët kanë mësuar se mes Sarës dhe Rinianit ka ndodhur një puthje në prapaskenë.
Në një lidhje në Skype me emisionin, Atdheu hodhi thumba për Sarën dhe i kërkoi llogari Rinianit për faktin që s’i kishte treguar për atë që kishte ndodhur mes tyre.
Ndërohë që Sara e mohonte puthjen, Riniani pohoi se një puthje kishte ndodhur, ndaj Sara u detyrua të thoshte se kishte ndodhur ‘padashje’.
p
Pasi ishte prekur tema e puthjes në grupin e konkurrentëve në Whatsapp, Atdheut i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Hollanda e Dubai, meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës.
Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj.
Sara tha se nuk e di për kë bëhet fjalë , ndaj i kërkoi Atdheut të mos i hidhte këto akuza pa prova.
Pavarësisht kësaj, Atdheu premtoi se do të tregonte provat, pasi e kishte gjetur edhe personin që i kishte bërë këto kërcënime.