Koronavirusi shuan gjithë familjen në Rubik
March 6, 2021Një familje në Rubik u shua nga koronavirusi. Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë. Fillimisht ka ndërruar jetë babai dhe djali, më pas ka qenë edhe nëna që nuk ka arritur ta fitojë këtë betejë.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë nga koronavirusi kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshorta e tij Dushe Cara dhe Arben Cara, djali i tyre i vetëm.
Vetëm ditën e djeshme në vens 21 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi. Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 1,897 persona e jkanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 111,301. /revista.one/