Ana Kauri: Më pëlqen TV, në shtator, në një emision intensiv
June 19, 2021Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ishte e ftuar në një intervistë për “Prive” ku rrëfeu shumë të pathëna nga jeta e saj, prapaskenat e emisionit dhe planet për të ardhmen.
Është aluduar prej kohësh që Ana ishte në një lidhje edhe gjatë emisionit. Mirëpo ajo i mohoi këto zëra duke u shprehur se në fakt, lidhja e saj e re sapo ka nisur dhe ajo është shumë e lumtur.
Djali që i ka rrëmbyer zemrën nuk është personazh publik dhe ajo shprehet se s’do ta mësojmë ndonjëherë cili është ai.
“Sot Ana është në një marrëdhënie, e sapo krijuar se ka dhe shumë nga ata persona që aludojnë dhe thonë që kam qenë e lidhur kur isha në Përputhen. Është një marrëdhënie e re edhe pse shumicës i interesojnë ta marrin në aspektin tjetër. Ndihem shumë e lumtur me veten dhe partnerin tim. Nuk është fytyrë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”, tregoi Ana.
Përsa i përket deklaratës së Andi Artanit, i cili e quajti një ndër femrat më fallco në emision, Ana u shpreh:
“Mendoj se njerëzve iu vjen inat dhe ta kthejnë në mënyrën më të keqe kur ua përplas të vërtetën në fytyrë. Andi ka qenë një ndër personazhet që unë i kam thënë që në fillim, që kur hyri që ka qenë komplet i lëkundur dhe dukej shumë fallco. Si ka ardhur mirë dhe e vërteta dhemb, i ka dhembur shumë”.
“Realisht më pëlqen shumë televizioni dhe do doja shumë që të mbetesha te bota e televizionit. Kam pasur disa oferta por po mundohem të zgjedh diçka që më mua më përshtatet tamam tamam dhe po pres Shtatorin. Një program intensiv do më pëlqente shumë, i përditshëm”-tha ajo.