Dëshira e këngëtarit… të investonte në monedhat virtuale!
March 7, 2021Sapo ka hyrë mesnata, mamaja e tezja e tij, Antigona e Albërija, kanë kënduar për djalin këngën e ditëlindjes dhe nata ka vazhduar me festë, teksa darkonin të buzëqeshur.
Alban Ramosaj ka lindur më 7 mars të vitit 1996 dhe sot mbushi 25 vjeç.
Të shumta kanë qenë urimet drejtuar Albanit, ndërsa ai ndau një pjesë të tyre në rrjete sociale.
Këngëtari tregoi edhe dëshirën më të pazakontë të ditëlindjes për këtë vit, duke shkruar:
“Dëshira ime e ditëlindjes është të kthehesha në kohë dhe të investoja të gjitha qindarkat e mia në bitcoin. Faleminderit”
Albani ka shkruar në Instagram se nuk e beson dot që ditëlindja e tij erdhi kaq shpejt, ndaj nuk dëshiron “ta quajë” fare këtë vit.
“Ky vit nuk llogaritet, mbush 25 vitin tjetër.”- ka shkruar ai me humor.