5000 të rinj ‘shthuren’ në shfaqjen e Rita Orës
March 7, 2021
Rreth 35 mijë njerëz panë paradën vjetore në Sydney Cricket Ground, ndërkohë që 5000 mijë njerëz morën pjesë në paradën që u mbajt brenda Sydney Cricket Ground me një audiencë që nuk respektonte distancën sociale ose vënien e maskave.
Këngëtarja kryesore ishte Rita Ora e cila elektrizoi skenën dhe të gjithë ambientin me pjesëmarrjen e saj. Këngëtarja shqiptare u emocionua shumë gjatë interpretimit në Sydney Gay dhe Lesbian Mardi Gras të këtij viti.
Unë po përpiqem të mos qaj,” i tha super ylli botëror fansave në stadium që po festonin, ndërsa ajo performoi në mes të SCG të qytetit të Shtunën. Covid ka qenë një histori suksesi në Australi, pasi ka parë pak më shumë se 29,000 raste dhe 909 vdekje mes një popullsie prej mbi 25 milionë njerëz.
/revista.one/