Fotografi i njohur shqiptar vjen për një ekspozitë bashkë me modelen Ina Dajci
July 13, 2021Fadil Berisha, fotografi i njohur shqiptar në SHBA është rikthyer në Shqipëri. Arsyet na i tregon Jetona Koçibelli.
Koçibelli: Fadil, jam shumë e lumtur që të takoj në Krujë. Me çfarë rasti ndodhesh këtu sot?
Berisha: Kam ardhur për një ekspozitë bashkë me Ina Dajçin, dhe erdhëm ti kryejmë disa foto me kostumin e gjyshës së saj.Koçibelli: Fakti që ke ndihmuar shumë vajza shqiptare të cajnë në karrierën e rrugës së modës, që është një industri shumë e vështirë, por nga ana tjetër edhe shumë shqiptarë që të gjejnë veten në botë, si ndihesh për këtë?
Berisha: Unë shoh rrugës njerëz shumë të bukur gjithkund. Në autobus apo vende të tjera dhe po shoh me admirim si mund ti përmrësoj pak gjëra dhe ti bëj të bukur sit ë huajt. Një kujtim shumë I bukur është fotoja e parë e tre vajzave shqiptare Eralda Hitaj dhe Zana Krasniqi me të motrën. Doja të arrija në një imazh universal, të mos mendonin keq për ne. Sepse nuk kishin një mendim të mirë për ne. I bëmë gati, I veshëm, dhe më humbën. Pastaj mu dhimbsën sepse nuk ishte shqiptarizmi jonë dhe ju kam veshur nga një jelek që t’ju ruaj stampimin prej shqiptarësh. Është një ndër fotot më të bukura për mua.
Koçibelli: E di që Angelina Jolie është një portret shumë i dashur për ju. Por Halle Berry ishte ajo që shënjoi pikën e kthesës në karrierën e Fadil Berishës, e kujtoni atë moment?
Berisha: Më thërrasin për një photoshoot dhe ajo zgjedh 16 foto. Më thotë përdori, sepse nëqoftëse ky muaj shkon mirë për mua do të të ndihmoj ti shesësh. Ajo firon Oscarin dhe në hapjen e People Magazine, 50 njerëzit më të bukur, doli fotoja që unë I kisha berë Halle Berry-t dy faqe.
Ina Dajci: Puna që ai bën frymëzon shumë të rinj që duan të ndjekin rrugën e artit. Ashtu si dhe mua. Kështu lindi idea që të bënim një bashkëpunim për ekspozitën.
Gjithë transformimi im e ka një arsye. Nuk mund të iknim pa bërë një foto nga i madhi Fadil Berisha. /Top Channel