‘Këto femra duhet të varen’, Arjani shpërthen në emision: Plehra si puna jote duhet të përjashtohen

‘Këto femra duhet të varen’, Arjani shpërthen në emision: Plehra si puna jote duhet të përjashtohen

March 11, 2021 0

Konflikti nisi disa ditë më parë, pas komenteve të Atdheut për një puthje me Antonelën. Atdheu tregoi se kishte shkëmbyer një puthje në buzë me Antonelën.

Ajo e pranoi, por tha se Atdheu e kishte puthur pa dëshirën e saj.
Dje në “Për’puthen” u diskutua për grupet që janë krijuar mes djemve dhe Antonela tha se Atdheu, Andi dhe Elvisi janë bërë grup bashkë. Gjithashtu ajo nxori foton e postimit të Elvisit dhe tregoi se ishte prekur shumë nga kjo foto dhe kuptimin që mbart litari.
Ato kunja bëji në shtëpinë tënde jo me mua. Ju jeni për t’u pështyrë. Ti Atdhe je ndyrësirë dhe unë më mirë dalë beqare nga programi se sa të rri këtu me ju”, u shpreh Antonela
Më pas pati një reagim nga Elvisi, i cili thumboi publikisht Antonelën.

“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:

Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.

Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

Për këtë të dytën jam më i sigurt”- shkroi Elvisi përkrah fotos së një litari që simbolizon varjen, foto të cilën e ripostoi dhe Atdheu.
“Ti Loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofendimit që më bërë, po këtë gjë unë kërkoj të përjashtosh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Tani bën si i dashuruar me Sindin, kur ti ke qenë i pari që e ke ofenduar Sindin”, u shpreh Arjani i revoltuar.
Arjani kishte ende fjalë për t’i thënë Elvisit, të cilat i ka shkruar në story. “Një njeri që bën policin, hetuesin, prokurorin, bën gjyqin, merr vendimin, cakton dënimin dhe formën e ekzekutimit! Sa i zgjuar paska qenë ky njeri!”-shkruan ai me ironi.Një litar për varje si dënim për një puthje! As në mesjetë inkuizicioni nuk e bënte. E bënte vetëm një Criminal Mind. (I bindur plotësisht)”- janë fjalët e Konomit.

/revista.one/