Nëna e bijë, mes të vdekurve në aksidentin tragjik në Kroaci

Nëna e bijë, mes të vdekurve në aksidentin tragjik në Kroaci

July 25, 2021 0

Nëna dhe vajza e saj nga Gjakova janë mes viktimave të aksidentit tragjik mëngjesin e sotëm në Kroaci.

Valentina Binakaj dhe vajza Erlinda Binakaj nga Gjakova janë mes 10 viktimave që humbën jetën tragjikisht nga përmbysja e autobusit me 61 emigrantët të cilët ishin nisur nga Gjermania drejt Kosovës.

44 pasagjerë të tjerë mbetën të lënduar, 15 prej tyre në gjendje më të rëndë. Shkaku dyshohet të jetë përgjumja e shoferit të autobusit.

Lajmi për vdejken e nënë e bijë, e ka konfirmuar xhaxhai i Valentinës në një posim në Facebook.

“Sapo morëm lajmin Se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj.Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi.Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”, ka shkruar ai.

revista.one/