Koeman i kërkon Laportas të mos e shes Manajn, mund të zërë vendin e Aguerros

Koeman i kërkon Laportas të mos e shes Manajn, mund të zërë vendin e Aguerros

July 25, 2021 0

Rey Manaj vijon të magjeps Barcelonën. Sulmuesi i kombëtares po kalon një formë fantastike, duke shfrytëzuar çdo minutë që mban të veshur fanellën blugrana. Pas “tripletës” kundër Gimnastic, Manaj fitoi një vend në formacionin titullarë në miqësoren e radhës, atë kundër Girona. Në minutën e 24-të, sulmuesi kuqezi ndoqi mirë aksionin me një tunel ndaj portierit realizoi golin e dytë për katalunjasit.

Në këtë verë jo të lehtë për Barcelonën, gjëja më pozitive e konfirmuar edhe nga mediat spanjolle është Rey Manaj. Forma e treguar nga sulmuesi shqiptar i ka surprizuar të gjithë dhe deri tani 24-vjeçari është golashënuesi më i mirë i katalanasve për fazën përgatitore me 4 gola.

Shtypi katalanas, në veçanti Sport.es që është një media shumë pranë klubit të Barcelonës ka vendosur në kryetitull situatën e Manajt për të cilin e ardhmja është ende për t’u vendosur por golat e tij kanë vënë në vështirësi drejtuesit e në veçanti Ronald Koeman.

Sulmuesi shqiptar ka 2 opsione në tavolinë për merkaton, huazimin te Sassuolo në Serinë A ose te Famalicao në Portugali, dy ekipe me të cilët Barça ka raporte të mira dhe huazimi mendohet për vlerësimin dhe rritjen me tepër të lojtarit shqiptar.

Opsioni i tretë dhe kryesor është ai i qëndrimit në ekipin e parë e të luajë shanset me Messin e shokët e tjerë pasi siç mësohet, Koeman e ka shprehur qartë se në rast largimesh të Griezmann dhe Braithwaite, Manaj do të ishte alternative perfekte e Agueros.

Sport.es e cilësoh se Aguero ka problem fizike të shpeshta dhe për Manaj do të kishte shumë shanse për të luajtur dhe kjo mundësi po merr gjithnjë e më shumë formë.

Shitjet dhe situate me klubin do të vendosin deri në fund të merkatos,fatin e Manaj i cili shënon sa herë që Koeman e thërret.

Sipas mediave spanjollë, trajneri Koeman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e sheh sulmuesin kuqezi pasi e sheh si një zëvendësues ideal të Sergio Aguero, një alternativë cilësore pasi Manaj në sytë e Koeman ka karakteristika të ngjashme me ato të sulmuesin argjentinas.