Super Nora! Xhudistja i afrohet medaljes, kalon në gjysmëfinale të ‘Tokio 2020’

Super Nora! Xhudistja i afrohet medaljes, kalon në gjysmëfinale të ‘Tokio 2020’

July 26, 2021 0

Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Nora Gjakova është xhudistja që synon medalje në këto lojëra olimpike, pasi është edhe medalja e vetme që i mungon.

Ajo garon në kategorinë -57 kg.

Nora dhe Akil Gjakova garuan sot në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ në orës 4:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Akili garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa në raundin e parë do të përballej me Ahmed Ayash nga Jemeni.

Kosova tashmë ka një medalje të artë pas fitores së xhudistes Distria Krasniqi. Fituesja e medajles së artë në ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi, nuk arriti ta përsëriste suksesin duke diskualifikuar qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

revista.one/