DiCaprio ngre zërin për Vjosën, por në Shqipëri asnjë politikan nuk e dëgjon

DiCaprio ngre zërin për Vjosën, por në Shqipëri asnjë politikan nuk e dëgjon

March 12, 2021 0

Aktori me famë botërore, Leonardo Dicaprio po vazhdon të bëjë thirrje për lumin Vjosa në Shqipëri duke kërkuar që të mbrohet ky lum siç e quan ai “zemra blu e Evropës”. Megjithëse është fushatë elektorale, kërkesa e DiCaprio-s nuk zë vend në retorikën politike. Asnjë nuk del në krah të DiCaprios dhe kundër hidrocentraleve që po shkatërrojnë Vjosën.

Leondardo ka ngritur sërish zërin për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.
Ai tani në profilin e tij në Instagram në pjesën “bio” të biografisë ka vendosur linkun e “Vjosa Forever” faqja për mbrojtjen e lumit të Shqipërisë dhe krijimin e “Parkut Nacional Vjosa që do të ishte i pari park i një lumi të egër në Evrope.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, shkruan ai ndër të tjera.

/Revista.one/