“Isha xheloz”, shqiptari vret me thikë gruan 32 vjeçe në Athinë dhe dorëzohet në polici
July 30, 2021Një krim tronditës ndodhi në rrugën Lambrou Katsoni 17 në zonën e Dhafni të Athinës. Një shqiptar vrau gruan e tij 32-vjeçare dhe menjëherë pas aktit të tmerrshëm ai iu dorëzua Policisë.
Sipas informacioneve të para, 40-vjeçari vrau gruan e tij 32-vjeçare me thikë, ndërsa ai i tha policisë se e kishte bërë “sepse ishte xheloz për të”. Dëshmitë e fqinjëve thonë se çifti ishte përtej dyshimit i rregullt, nuk iu ndihej zëri në lagje.
Policët e kriminalistikës shkuan në apartamentin e katit të tretë në Daphne dhe gjetën gruan fatkeqe në një “pellg” gjaku.
40-vjeçari do të çohet në prokurori, ndërsa hetimi paraprak për rastin kryhet nga Nën-Drejtoria e Sigurisë së Athinës. revista.one/